Qëllimi kryesor i programit është që pjesëmarrësi të fitojë njohuri, aftësi dhe kompetenca për aplikim të teknikave bazë në riparimin e një nënshtrese shtrimi, aplikimi i një nënshtrese të re dhe tjegulla e dyshemeve, mureve dhe të tjera. Kohëzgjatja e programit është 200 orë, nga të cilat 60 orë parashikohen për mësim teorik dhe 140 orë për praktikë.Pas përfundimit të trajnimit pjesëmarrësit pajisen me certifikatë.