Investoni në ardhmërinë tuaj

Qendra për trajnim dhe aftësim profesional

PSE TË DREJTOHENI
TE NE?

PSE TË DREJTOHENI TE NE?

01.

Praktikë & Teori

Dual Learning – Trajnim  i kombinuar njohuri teorike dhe shkathtësi praktike

02.

Zhvillim Profesional​

Investim në karrierë dhe zhvillim profesional aktual

03.

Certifikatë

Njohurit të verifikuara me certifikatë që vlen në vendin tonë dhe jashtë

TEORI

Modulet teorike  të trajnimeve realizohen në hapësira të përshtatshme të standardizuara të Litera Academy, me kushte bashkëkohore, pajisje dhe mjete teknologjike për realizimin efektiv të trajnimit. Aspekti teorik do të ligjërohet nga profesionistë me metoda të përshtatura sipas programeve specifike të akredituara nga Qendra për Arsimin e të Rriturve në RVM.

PRAKTIKË

Pjesa e trajnimeve në të cilat mbizotëron puna praktike do të realizohen në kompanitë me të cilat bashkëpunojmë ku me anë të pajisjeve, mjeteve dhe kushteve të sofistikuara të punës do të bëhet demonstrimi i detyrave konkrete të cilat realizohen nën mbikëqyrjen e punonjësve profesional në ndërmarrje.

Programet specifike që ofrojmë në qendrën tonë

Automekanik

Njohuri teorike bazike, aftësim, organizim, sigurim i cilësisë, praktikë reale.

Murator

Aplikim i teknikave bazë në muratori, përdorimi i saktë i mjeteve, realizim praktik i njohurive të marra.

Punonjës për fasadë

Shkathtësi për aplikimin e teknikave bazë në ndërtimin e mureve të fasadës.

Operator për modelimin e informacionit të ndërtimit

Modelimin 3D BIM dhe planе ndërtimore të realizuara në kohë reale.

Operator i makinerive të ndërtimit

Përvetësimi i afësive dhe kompetencave për përdorimin e duhur të makinerive ndërtimore.

hekurlidhës - Armirues

Standardet themelore të  punës, punë e pavarur dhe ekipore, shkathësi praktike.

Diagnostikues i sistemeve mekatronike në automjete

Kualifikime profesionale, njohuri dhe kompetenca të reja, realizim dhe përvojë praktike.

Montues pllakash

Njohuri bazike për matjen, përgatitjen e hapësirës, praktikë për vendosje  të pllakave në bazë të standardeve dhe rregullave.

Kuzhinier

Trajnime të kombinuara teori dhe praktikë në këtë program

Kujdestar për të moshuarit

Trajnime të kombinuara teori dhe praktikë në këtë program

VIZONI

DHE MISIONI

VIZIONI ynë është të ofrojmë portfolio të diversifikuar të aftësive përmes programeve trajnuese, për të krijuar resurse të vlefshme njerëzore, si pjesëmarrës aktiv në formimin e një ardhmërie më të ndritur. Të ngrejmë nivelin e arsimit joformal në vend. Me trajnimin dhe zhvillimin e kuadrit, të kemi qasje në trendet botërore, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët kombëtarë, rajonal dhe ndërkombëtarë.

MISIONI ynë është profesionalizmi. LITERA ACADEMY është institucion që punon në drejtim të zhvillimit të kapitalit njerëzor, qendër për aftësim professional dhe trajnim të të rriturve në Maqedoninë e Veriut, duke ofruar lloje të ndryshme të trajnimeve. Trajnimi i kombinuar mundësohet duke u fokusuar në përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike për krijimin e një performance efikase brenda një profesioni. Qëllimi i kësaj qendre është ofrimi I shërbimeve cilësore, duke bërë lidhshmërinë mes kerkesave dhe nevojave të tregut të punës.

Jemi dëshmitarë të ndryshimeve të shpejta në të gjitha segmentet e aktivitetit shoqëror në vend, si dhe mënyrën e jetesës së njerëzve duke filluar nga: inovacionet teknike dhe teknologjike, mjetet për komunikim, shpejtësia e perhapjes së informacioneve, prej të cilëve jemi gjithnjë e më shumë të varur, deri te dinamka e formave dhe përmbajtjeve arsimore, në shërbimet, aktivitetet kulturore dhe sportive e të ngjajshme. E gjithë kjo karakterizon gjendjen e shoqërive të zhvilluara që investojnë resurse të mëdha materiale në arsim dhe shkencë, që i bën partnerë të dëshiruar në marrëdhëniet dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Litera Academy

Bashkëpunëtorët tanë