RReth nesh

RReth
LITERAACADEMY

LITERA ACADEMY është institucion i akredituar nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës, Qendrës për edukim të të rriturve, për të realizuar trajnime me programe kualitative.

LITERA ACADEMY si qendër për aftësim dhe zhvillim profesional punon në drejtim të zhvillimit të kapitalit njerëzor, për aftësim profesional dhe trajnim të të rriturve në Maqedoninë e Veriut, dhe zhvillim të mëtejshëm të puntorëve aktual në kompani të ndryshme, duke u fokusuar në përvetsimin e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike. Duke ofruar lloje të ndryshme të trajnimeve. Kështu bëhet dhe lidhshmëria në mes kërkesave dhe nevojave të tregut të punës me personat e papunë. Trajnimi i kombinuar mundëson që kandidatët të ndjekin pjesën teorike në module ku pajisen nga qendra me materiale teorike mësimore udhëzuese dhe modulet në të cilat mbizotëron puna praktike demonstrimi i detyrave konkrete të punës të cilat realizohen nën mbikëqyrje të punëtorit profesional në ndërmarrje.Gjithashtu promovojmë dhe zhvillojmë konceptin e të mësuarit dhe përmisimit të kualitetit të jetës kulturore në vend dhe rajon, duke ndjekur në vazhdimësi ndryshimet që ndodhin në rregulloren ligjore si dhe kërkesat për shkëmbim të informacioneve , përvojave dhe aftësive.

 Shpesh herë ndodh që duke kërkuar një punë ideale, vetëdijësohemi se nuk posedojmë aftësitë dhe kualifikimet e nevojshme që do të na shpienin drejt cakut. Andaj është me rëndësi të gjejmë partnerin adekuat që përmes trajnimeve do të fitojmë njohuri, edukim dhe kushte për të na ndihmuar në realizimin e qëllimeve. Tregu i punës kërkon përshtatje të vazhdueshme në ndryshimet eventuale dhe rikualifikim të njohurive dhe aftësive. Kështu është me rëndësi të kuptohet se ku mund të arrihen këto për një profesion stabil me të ardhura të sigurta. Përmes programeve adekuate kanditatët tanë praktikisht arrijnë përsosmëri profesionale, përfitojnë njohuri dhe bëhen më kompetentë , duke e lehtësuar integrimin në tregun e punës si dhe duke përshpejtuar kohën e punësimit/vetëpunësimit. Kandidatët pas përfundimit të trajnimit marrin çertifikatë/diplomë me status të diplomës shtetërore, që ju mundëson të drejtën e punësimit ose hapjen e bizneseve private dhe e njejta pranohet edhe jashtë shtetit.