LITERA ACADEMY si qendër për aftësim dhe zhvillim profesional punon në drejtim të zhvillimit të kapitalit njerëzor, për aftësim profesional dhe trajnim të të rriturve në Maqedoninë e Veriut, dhe zhvillim të mëtejshëm të puntorëve aktual në kompani të ndryshme, duke u fokusuar në përvetsimin e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike. Duke ofruar lloje të ndryshme të trajnimeve. Kështu bëhet dhe lidhshmëria në mes kërkesave dhe nevojave të tregut të punës me personat e papunë. Trajnimi i kombinuar mundëson që kandidatët të ndjekin pjesën teorike në module ku pajisen nga qendra me materiale teorike mësimore udhëzuese dhe modulet në të cilat mbizotëron puna praktike demonstrimi i detyrave konkrete të punës të cilat realizohen nën mbikëqyrje të punëtorit profesional në ndërmarrje.Gjithashtu promovojmë dhe zhvillojmë konceptin e të mësuarit dhe përmisimit të kualitetit të jetës kulturore në vend dhe rajon, duke ndjekur në vazhdimësi ndryshimet që ndodhin në rregulloren ligjore si dhe kërkesat për shkëmbim të informacioneve , përvojave dhe aftësive.