Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit fitojnë njohuri, aftësi dhe kompetenca për diagnostikimin dhe servisimin e problemeve të mjeteve motorike. Metoda e realizimit të programit është përmes trajnimit praktik dhe teorik dhe pjesëëmarësit fitojnë certifikatë me titull “Diagnostikues i sistemeve mekatronike në automjete”. Kohëzgjatja e programit është 300 orë, nga të cilat 90 orë janë trajnim teorik, 210 orë janë trajnim praktik ne kushte reale pune.