Projekte Tjera

Discover New Horizons – Cultural Exchange and Learning: A European Learning Experience in North Macedonia

As part of the Erasmus+ KA122-ADU project “Discover New Horizons – Cultural Exchange and Learning,” 20 adult participants from Poland, aged 50–60, visited North Macedonia for an enriching experience of cultural exploration, informal learning and intercultural exchange.Through visits, conversations, group activities and shared experiences, participants discovered North Macedonian traditions, heritage and everyday life while developing communication, teamwork and intercultural skills.The mobility showed that learning and personal development have no age limit — and that European exchange is about more than travelling. It is about discovering new perspectives, creating connections and building bridges between cultures.

Erasmus+

Organized with partners from Portugal ANEP – Associação Nacional Estudantes Psicologia, Italy youth4youth, Czech Republic Avatar 3000 z.s., Slovenia Kajžica, Spain Corpografies, North Macedonia Litera Academy, and Poland Fundacja Mudita.

Dita Ndërkombëtare e Librit

NP “Tetova Transport” – Tetovë në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Litera Group”, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Librit me moton “Udhëtoj përmes librit”, çdo shfrytësuesi të transportit publik i cili me vete ka pasur një libër, udhëtimin e ka pasur pa pagesë ndërsa nga shtëpia botuese “Litera Group” ka marrë si dhuratë një libër.

Dita e Sëmundjeve të Rralla

Komuna e Tetovës në bashkëpunim më Litera Academi në sallën e këshillit të komunës së Tetovës, në kuadër të Ditës së Sëmundjeve të Rralla realizuan takim me nxënësit e shkollave fillore të komunës. Qëllimi I këtij takimi ishte sensibilizimi I opinionit në lidhje me ekzistencën e sëmundjeve të rralla si dhe informimi i mësuesve, prindërve, nxënësve në lidhje më këtë. Objektivat kryesore kanë të bëjnë me: Të njoftohen fëmijët me konceptim e sëmundjeve të rralla, të kuptojnë rëndësinë e tyre, sfidat me të cilat përballen pacientët dhe familjarët e tyre, të pranojnë shokët nëse ata vuajnë nga ndonjë sëmundje e rrallë dhe të ndihmojnë njëri tjetrit. Pra së më shumë të jenë të informuar për sëmundjet e rralla fëmijët aq më mirë do t’i pranojnë në shoqërinë e tyre këtë kategori.

Projekti “SË BASHKU PËR TË RRALLËT”.

Projekt u realizua nga 20.02.2024 deri më 23.02.2024, duke përfshirë fëmijët parashkollorë të “Litera Academy”, nxënësit e klasave të katërta nga 8 shkolla fillore të qytetit të Tetovës, në bashkëpunim me Komunën e Tetovës si dhe nxënësit e klasave të treta pranë SHFK “Vëllezërit Milladinovci”, Strugë.
Përmes “Punëtorisë Interaktive” dhe “Punëtorisë së artit”, u informuan më shumë rreth sëmundjeve të rralla, përcollën porosi sensibilizimi, si dhe shprehën përkrahjen e tyre, me krijime artistike. Mësuam si të njohim, pranojmë dhe ndihmojmë të rrallët dhe të jemi më empatik.

Projekti "Lexo Kudo" në Qendrën Dekas

Në kuadër të projektit “Lexo Kudo”, së bashku me fëmijët e qendrës për këshillim, edukim dhe shërbime psikologjike “Qendra Dekas“, realizuam aktivitete si: lexim, recitim e bashkëbisedim me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e leximit.

Projekti "Lexo Kudo"​ 2

“Atë që nuk mund ta gjeni në jetë, kërkojeni në libra!”
Dita Ndërkombëtare e Librit e shënuar nga LITERA ACADEMY me projektin “Lexo kudo”, me qëllim ngritjen e vetëdijësimit për lexim në hapsirat publike.

Projekti "Lexo Kudo"

Libri mbetet padyshim thesari më i çmuar për të pasuruar botën e brendëshme të njeriut, veçanërisht për të kultivuar vlera të dijes dhe qytetarisë! Për këtë rast Litera Group shënoi Ditën Botërore të Librit 23 Prillin me dy aktivitete “Lexokudo” dhe ” Udhëtoj nëpërmjet librit“. 

Dita e Fëmijëve "1 Qershori"

Një fëmijë që lexon është gjithmonë një fëmijë i lumtur! Sot së bashku me Max van der Stoel library festuam Ditën Botërore të Fëmijëve në shoqëri të revistave edukative letrare.

Dita e Pranverës "21 Mars"

Puntori për mbjelljen e luleve në natyrë që ngrit vetëdisimin e fëmijëve për mbrojtjen e hapsirave publike.

Trajnime

Veprimtaria e Litera group shtrihet edhe ne sferën e trajnimeve profesionale. Në kuadër të akademisë Litera realizohen trajnime me tema të ndryshme të organizuara dhe të udhëhequra nga kuadri profesional dhe me përvojë.
Më poshtë janë të paraqitura disa nga trajnimet tona:
1.Strategjitë e Marketingut 
2.Fuqia e Motivimit në Marrëdhëniet e Punës dhe Komunikimi Efektiv”.
“Mundësitë nuk ndodhin, ne i krijojmë ato”.

Programet për fëmijë

Gjithashtu një rëndësi të veçantë i kushtohet zhvillimit psiko-social të fëmijëve andaj dhe është krijuar grupi për fëmijë parashkollorë me programin e pasur me metoda të aprovuara bashkëkohore që ndikojnë në zhvillimin gjithpërfshirës të fëmijëve, në aftësimin social me aktivitete edukative dhe kreative i udhëhequr nga pedagoge profesionale të realizuara me mjete dhe kushte të sofistikuara për mësim.
“Ajo që mësohet me kënaqësi mbahet mend gjithë jetën”.

Kurse për Gjuhë Angleze

Kurs i gjuhës angleze për të gjithë grupmoshat, me materiale dhe mësimdhënës të përzgjedhur.

Team Building Training 2023